Ish ministri i arsimit, Arsim Bajrami ka njoftuar se ka qëndruar për disa ditë në vizitë në Hagë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami bëri të ditur që ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë nën paraburgim.

“Në një vizitë disa ditëshe në Hagë vizitova të gjithë të paraburgosurit, të cilët padrejtësisht në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare penale po mbahen të arrestuar”, shkroi ai.

Ndër te tjerash ai tha se një betejë e fortë ligjore na pret për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve.

“Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve  dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pa saktë për ” ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare. Ketë do ta dëshmojë edhe ky gjykim, karakteri i pathyeshëm i udhëheqësve dhe themeluesve të UÇK-së, të cilën e pashë  gjatë kësaj vizite.  Një numër i madh i avokatëve, juristëve e specialisteve po punojnë,që në mënyrë profesionale  dhe shkencore të dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Politikani rus kërkon pushtimin e Ukrainës

Vladimir Zhirinovsky: Nëse do të isha President, do ta bombardoja Ukrainën Deputeti…

Publikohen ofertat për blerjen e respiratorëve

Janë hapur ofertat për blerjen e respiratorëve, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë…

Rasti Shala, Mbrojtja thotë se shumë persona ngurruan të flasin

Mbrojtja e Pjetër Shalës ka deklaruar se derisa kanë mbledhur provat në…

48 persona nuk kanë respektuar orën policore, 591 shkelje të masave mbrojtëse

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit…

Presidenti turk zhvillon biseda të ndara telefonike me Putinin dhe Zelenskyn, diskutojnë për eksportimin e grurit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin, kanë diskutuar…