Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk, në kanalin e saj në Telegram ka njoftuar se është arritur marrëveshja për hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve në Mariupol.

“Për shkak të situatës katastrofale humanitare në Mariupol, përpjekjet tonat janë fokusuar më shumë atje sot. Kemi arritur marrëveshje për hapjen e korridoreve humanitare për gra, fëmijë e të moshuar”, ka shkruar Vershchuk, transmeton Telegrafi.

Civilëve u janë dhënë instruksione që në ora dy do të shkojnë t’i marrin, dhe se një autokolonë do të lëviz drejt Zaporzhzhia përmes Berdianskut.

E kryetari i Mariupolit, Vadum Boichenko, ka deklaruar se në Mariupol akoma gjenden 100 mijë banorë derisa dhjetëra mijëra tjerë janë vrarë. Ai shpreson se do të arrijë të sigurojë 90 autobusë me të cilët do të evakuoheshin 6 mijë civilë nga qyteti port.

E nënkryetari i Mariupolit, Sergei Orlov, ka thënë për BBC se rusët po përdorin bomba të rënda të cilat kur shpërthejnë dëgjohen deri në 60 kilometra larg Mariupolit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Kushëriri i rahmetliut po masakron pyjet e bukura në Dibër, pushteti e mbron!”

Sot në Dibër është konfiskuar sasi rekorde e drunjve të prerë në…

Policia konfiskon armë dhe municion në Tetovë

Një armë automatike, një pistoletë dhe municion janë gjetur në një shtëpi…

Engel: Marrëveshja Kosovë-Serbi t’i përfshijë të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Eliot Engel, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, beson se…

Britania e Madhe vendos sanksione ndaj importit të havjarit dhe diamanteve nga Rusia

Industria ruse e mallrave luksoze është e fundit që është vënë në…

Mijëra rusë marshojnë në Moskë në përvjetorin e vrasjes së Boris Nemtsovit

Mijëra qytetarë kanë marshuar në Moskë dhe kanë organizuar protesta në qytete…