Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot është arrestuar në veri personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Sveçla thotë se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit”, shkroi Sveçla.