Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në Mal të Zi, Rade Millosheviq është arrestuar më 1 tetor me urdhrin e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit.

Siç raportojnë mediet malazeze, Millosheviq dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e një zinxhiri, që ka kontrabanduar një pjesë të cigareve që u konfiskuan këtë verë në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Barit.

Në këtë port, sipas të dhënave britanike, mbi 2 miliardë tonë cigare kontrabandohen çdo vit. Këtë verë, autoritetet kanë kryer tri aksione të konfiskimit. Më 12 qershor u konfiskuan cigare në vlerë prej 3.5 milionë eurosh, më 14 qershor u konsifskuan 1.2 milionë euro cigare dhe në mesin e majit u konfiskua duhan në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh.

Përveç Millosheviqit, edhe disa persona të tjerë u arrestuan në Nikshiq dhe Podgoricë në operacionin e Departamentit të Policisë Speciale, që u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit dhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Të arrestuarit dyshohen se kanë marrë pjesë në kontrabandimin e duhanit të konfiskuar, që dyshohej se ishte djegur në disa furra në dy fabrika në Mal të Zi.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme beson se një pjesë e pakove të cigareve që nuk u dogjën, ashtu siç ishin raportuar në dokumentet e Administratës së të Ardhurave dhe Doganës, ka përfunduar në zinxhirin e kontrabandës.

Ky nuk ishte aksioni i vetëm për shkatërrimin e cigareve. Në mesin e vitit, po e njëjta administratë kishte organizuar shkatërrimin e cigareve në fabrikën në Javorak.

Një orë para se të njoftohej arrestimi i Millosheviqit, kryeministri Dritan Abazoviq dhe ministri i Brendshëm, Filip Anzhiq, mirëpritën aksionin e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme në parandalimin e kontrabandimit të cigareve.

Millosheviq është zyrtar i lartë i Lëvizjes Qytetare URA të Dritan Abazoviqit, i cili është kryeministër teknik i Malit të Zi. /Vijesti/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani: Themelet e shtetit janë të ngritura mbi vendimet e delegatëve të 2 korrikut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 32 vjetorin e miratimit të…

Të shtëna me armë në Prizren, policia konfiskon një armë dhe shtatë fishekë

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se sot ka…

Mbyllet gazeta pro demokraci në Hong Kong

Gazeta pro demokraci në Hong Kong ka njoftuar se nuk do të…

Sulmi në Heidelberg të Gjermanisë, studenti shtie me pushkë brenda sallës së Universitetit – humb jetën një person

Të paktën katër persona janë plagosur e një ka ndërruar jetë në…

Dialogu Prishtinë – Beograd pritet të nisë shpejt, Szunyog thotë se Kurti tashmë ka ftesë për të vizituar Brukselin

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se…