Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e dyfishtë në kafeterinë “Shisha Bar” në Kalanë e Shkupit. Burime jozyrtare të policisë i kanë thënë gazetës KOHA se kapja e njërit nga të dyshuarit ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa vijon hetimi dhe kërkimi edhe i autorëve tjerë që vranë Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin, ndërkohë që i plagosur mbeti Tahla Ali, kamarieri i lokalit.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, nuk ka dashur të japë informata se kush është i arrestuari dhe për çfarë vepre penale dyshohet, pasi sipas tij, lënda është në Prokurori dhe për shkak të hetimeve, informata shtesë mund të japë vetëm prokurori i rastit. Në ndërkohë, zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska, nuk e ka pohuar por as nuk e ka mohuar informatën se i arrestuari, është njëri nga të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në kafeterinë “Shisha Bar” në Kalanë e Shkupit.

Ndryshe, vrasja e dy të rinjve – Jeton Krivanjevës dhe Enes Isenit ka ndodhur më 6 mars, kur më shumë se dy persona, të armatosur me kallashnikov – kishin gjuajtur në drejtim të viktimave brenda në “Shisha Bar”. Autorët e vrasjes, siç kishte raportuar policia, ishin larguar në drejtim të panjohur, ndërsa për disa orë më vonë, vetura e llojit “Audi” ishte gjetur e djegur tërësisht në afërsi të unazës se Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Demë Shehut i pamundësohet ndihma mjekësore, s’i lejohet vizita te stomatologu

Demë Shehu, i dënuar në rastin “Lagja e Trimave”, prej 20 ditësh…

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona të plagosur

Të shtëna me armë kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin…

A e huqën Hiseni dhe Hasani temën e bisedës?

Kryetari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani në zyrën e tij…

Të shtëna në Kanadë, pesë të vrarë nga një person i armatosur në një bllok banesor

Pesë persona kanë vdekur pasi një person i armatosur hapi zjarr në…

“Fëmijët janë torturuar” – komisioni i OKB thotë krime të luftës ‘janë kryer’ në Ukrainë

Kryetari i një komisioni hetimor të mandatuar nga OKB-ja ka thënë se…