Nëpunësit policor nga Qendra Rajonale për çështje kufitare Veri – Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot dje në orën 23:15 minuta në pikën e karburantit në fshatin Llojan, Komuna e Likovës e privoi nga liria B.N. (22) nga fshati Bllacë, Shkup.

Siç informon MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin “folksvagen golf” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, u gjet një pistoletë “M57” me kornizë me pesë plumba të kalibrit 7.62 mm, për të cilën nuk posedonte leje.

Ai u ndalua dhe iu dorëzua nëpunësve policore nga SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…