Tetë ditë pas sulmit terroristë në fshatin Banjskë të Zveçanit, autoritetet shtetërore të Serbisë kanë arrestuar, Milan Radoiçiq, udhëheqësin e grupit të armatosur.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar Milan Radojiçiq, i cili para pak ditësh kishte pranuar se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë, raportin N1.  

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë.

Në sulmin terroristë  të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe ishte plagosur polici tjetër Alban Rashiti. Në këtë aksion kanë mbetur të vrarë edhe 3 pjesëtarë të grupit të uniformuar dhe të armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky kërkon nga aleatët të ‘përshpejtojnë’ me furnizimet ndërsa Rusia pretendon se ka avancuar në Bakhmut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje mbështetësve të tij perëndimorë…

Biden kërkon nga aleatët e G7-ës që të kundërveprojnë ndaj ndikimit të Kinës

Presidenti amerikan, Joe Biden, në ditën e dytë të Samitit të G7-ës…

Padia për Bexhetin, Anti-korrupsioni e ka dorëzuar nismën

29 ditë pas konstatimit se kryetari i Sarajit Blerim Bexheti duhet të…

Bisedimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Ministri i Jashtëm Turk: Bisedimet do të rifillojnë më 9 Mars në…

Hahn: Gabimi më i madh nëse BE shtyn negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Komisioneri Evropain për Zgjerimin, Johannes Hahn, shprehet se nëse BE nuk do…