Një 61 vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi tek ai janë gjetur pako me substanca të pajeluara. Kështu njoftuan sot nga SPB-Tetovë, sipas të cilëve pas dokumentimit të plotë, do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, më 07- janar, në rrugën ‘Shumatovska’ në Gostivar, kanë privuar nga liria 61-vjeçarin M.A. nga Gostivari. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij janë gjetur dhe iu konfiskuar 4 pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe (heroinë). Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215 të Kodit Penal, për “prodhim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vrasja në Gadime të Ulët, dyshohet për të lënduar – arrestohet një person si i dyshuar kryesor

Një person dyshohet se ka vdekur si dhe disa të tjerë janë…

Hungaria ‘portë hyrëse’ e propagandës kineze në Evropë

Një projekt kundërthënës për një universitet kinez ka rikthyer shqetësimet për rritjen…

Aksidenti në Bullgari, edhe tre të mbijetuar pritet të kthehen në Shkup

Edhe tre të mbijetuar nga aksidenti tragjik në “Struma” të Bullgarisë pritet…

Boris Johnson jep paralajmërimin e fortë për klimën vendeve të G-20

Kryeministri italian Mario Draghi mirëpret liderët boterorë në Romë Kryeministri britanik, Boris…

Britania sërish mbështetje ushtarake për Ukrainën, i dërgon 1600 armë antitank

Britania do të furnizojë Ukrainën me një numër të madh armësh zjarri…