Sektori i hetimeve rajonale në Prizren, kishte pranuar një informacion se në periudhën janar-mars 2021, shumë qytetarë nga Republika e Kosovës kishin paraqitur kërkesa për viza pune në vende të ndryshme të BE-së, me diploma të cilët dyshohet se ishin të falsifikuara.

Hetuesit filluan me verifikimin e vlefshmërisë së këtyre diplomave të cilat janë lëshuar nga një shkollë e mesme e lartë në Komunën e Prizrenit, pas verifikimit të vlefshmërisë hetuesit rajonal zbuluan se të gjitha diplomat ishin të falsifikuara.

Me autorizimin e prokurorit, hetuesit filluan grumbullimin e provave duke siguruar dëshmi për veprën penale falsifikim i dokumentit, në këtë kuadër u intervistuan persona të ndryshëm si dhe dëshmitarë të shumtë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, u realizua një bastisje në Malishevë, në një agjenci turistike ku u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e dëshmisë materiale diploma të të njëjtit format, të lëshuar në emër të institucionit shkollor “SHML nga Prizreni”, për persona të ndryshëm.

Policia bëri të ditur se hetuesit gjetën prova se këto diploma janë prodhuar dhe dhënë në këmbim të shumave të caktuara të parave.

Në lidhje më këtë rast policia arrestoi të dyshuarin H. M i lindur në vitin 1961, me urdhër të prokurorit i njëjti u intervistua në prezencë të avokatit mbrojtës dhe u ndalua për 48 orë./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…