Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona shtetas të Serbisë pasi i kanë gjetur 11 kilogram substancë narkotike.

Njësiti i antidrogës antidrogës nga Prishtina dhe Gjilanit pas informacioneve se në Gjilan do të realizohet një shitblerje e narkotikëve dhe kanë arritur që të identifikojnë një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë e cila ishte e parkuar dhe më pas ka ardhur aty edhe një veturë tjetër e tipit Golf me tre persona të cilët kishin ardhur për të marrë drogë.

Njesiti i antidrogës ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe kontrollin e personit të dyshuar (P.S) shtetas i Serbisë dhe gjatë në bagazhin e automjetit Mercedes janë gjetur dy pako të mëdha në të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, ku dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marihuanë.

Pas kontrollës së veturave janë gjetur dhe konfiskuar

Një revole (C.Zastava, 9mm),

Një karikator ( me 142 fishekë-9mm),

Një (1) revole ( pa mbishkrim) dhe

Tridhjetë e katër (34 fishek-magnum, cal 44mm).

Tre të dyshuarit shtetas të Serbisë janë dërguar në mbajtje për procedurat ligjore të mëtejme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…