Policia e Shtetit të Shqipërisë, gjegjësisht shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet tip BMW, me drejtues A. M. dhe pasagjer N. K, që të dy shtetas të Kosovës.

Mirëpo, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një shtetase 17 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila dyshohet se po ndihmohej nga këta 2 shtetas për të kaluar kufirin në kundërshtim me ligjin.

“Nga verifikimet ka rezultuar se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, ka thënë Policia e Shtetit në njoftimin për media.

Për pasojë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit A. M. dhe N. K., të dy të moshës 23 vjeç dhe banues në Prishtinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bombardimet ruse vrasin një monitoruese të OSBE-së në Kharkiv

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se një anëtare…

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike, derisa vazhdojnë stërvitjet ShBA-Kore e Jugut

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi…

Rohde: S’do të lejojmë një “Republikë Serbe” në tokën e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania i…

Ushtarët izraelitë: Sistemi antiraketor na sëmuri me kancer!

Një grup ushtarësh izraelitë pretendojnë se sistemi i mbrojtjes anti-raketë, Iron Dome…

Organizohet ceremonia e dytë e dërgimit të ushtarëve të Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s në mision paqeruajtës

Në Qytetin Johnston në SHBA u organizua ceremonia e radhës me rastin…