Ministria e Punëve të Brendshme njofton më (25.06.2021) nga ora 1:30 deri në ora 5:00, policët e SPB Tetovë, gjatë kontrollit në objekt hotelerik në Zherovjan të Tetovës, në pronësi të A.A (30) nga Bogovina, kanë hasur në 12 persona, prej të cilëve 7 nga Serbia, 2 nga Rusia, 1 nga Bosnja dhe dy nga Maqedonia e Veriut si dhe 41 persona mysafirë në objekt.

“Në objekt janë gjetur shkopinj beizbolli, ndërsa në afërsi të objektit janë gjetur dy copa arme ‘Skorpion agram 2000’, me plumba 9mm si dhe një revolver me municion”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se pronari i objektit është privuar nga liria, ndërsa është arrestuar edhe E.Z (27) nga Bosnja, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, si dhe B.A nga Saraj i Shkupit dhe T.I nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, të cilave u janë gjetur thika, ndërsa A.H (23) nga Gjermania dhe X.L (39) nga Pallçishti i Epërm nuk kanë pasur dokumente për identifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrijnë në Shkup dy aeroplanët me trupat e viktimave të aksidentit në Bullgari

Dy aeroplanët që bartin trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari…

E konfirmon Policia: Nga gjuajtja me armë në Prishtinë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje e armatosur që…

Kërçovë – një person lëndohet rëndë para shtabit të një partie shqiptare

Një ngjarje e rëndë, disa minuta pas mesnatës, ka ndodhur para shtabit…

Austria, nga sot izolim total për të pavaksinuarit

Në Austri, kancelari Alexander Schallenberg njoftoi sot hyrjen në fuqi të një…

Kërkohet një muaj paraburgim për policët dhe doganierët

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që…