Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (2-janar) rreth orës 18:15 kanë privuar nga liria personat: J.O. (27), D.O. (30), F.O.(29) dhe A.O. (19) nga Republika e Kosovës dhe B.D. (29), G.G. (25), M.G. (41) dhe S.G. (30) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për përfshirje në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur rreth orës 14:50 në pistat e skijimit të Bistrës, në Mavrovë dhe për të cilën menjëherë është raportuar në SPB Tetovë informon Tetovasot. Sipas raportit, në përleshje janë përdorur mjete të forta dhe dy personat A.O. dhe S.G. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore. Të gjithë personat e përfshirë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, kështu që do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Franca, Turqia dhe Greqia do të evakuojnë civilët e mbetur në Mariupol

Zyrtarë nga Turqia, Franca dhe Greqia kanë njoftuar se do të organizojnë…

Presidentja e KE-së pritet në takim nga kryeministri Kurti

Pas këtij takimi, dy udhëheqësit do vizitojnë një kopsht në Prishtinë, ku…

NATO reagon kundër Rusisë për grumbullimin e trupave pranë Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar të premten se…

Rreth 15 mijë raste aktive me virus në Maqedoninë e Veriut

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është 14.998, prej…

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe…