Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, i cili tash është edhe kryetar i Preshevës, është shprehur se shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar.

Ai tha se nuk iu lejohet që të përdorin simbole kombëtare, ndërsa shtoi se vitet e fundit në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim etnik.

“Gjithmonë kanë qenë të diskriminuar. Shqiptarët nuk kanë të drejtën që të përdorin simbolet kombëtare. Nuk kemi tekste shkollore të mjaftueshme. Kemi një përmirësim të viteve të fundit, por edhe ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Nuk jemi të përfshirë në strukturat shtetërore. Popullata është 97% shqiptare, ndërsa serbët janë 3%. Vitet e fundit nuk kemi pasur investime nga qeveria në fjalë. Po ndodh një spastrim etnik në Luginën e Preshevës”, tha Arifi për “Ora News”.

Ai tha se qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të jenë në alarm dhe të marrin hapa për veprime konkrete në Luginën e Preshevës.

“Kjo është koha ku qeveritë shqiptare, si ajo e Tiranës dhe e Prishtinës, duhet të jenë të alarmuar dhe duhet të marrin hapa për të përpiluar veprime konkrete për Luginën e Preshevës. Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës e kanë neglizhuar Preshevën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria i ndan 20 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 20 milionë euro për zbatimin e…

Osmani: Njohja reciproke, qëllimi i vetëm për të cilin Kosova merr pjesë në dialogun me Serbinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova merr pjesë në…

Facebook kërkon falje sërish

Facebook raportoi për disa probleme gjatë ditës së djeshme, që bllokuan përdorimin…

Protesta në Brazil, kërkohet largimi i Bolsonaros

Mijëra njerëz në Brazil i kanë mbushur rrugët e qyteteve duke protestuar…

Tentoi të godiste policin me veturë dhe ik nga vendi ngjarjes

Më 16.05.2021 rreth orës 18.00 në rrugën “JNA” në Gostivar, gjatë kryerjes…