Autoritetet në Arabinë Saudite kanë konfiskuar lodra me ngjyra ylberi dhe veshje për fëmijë, për të cilat ata pretendojnë se inkurajojnë homoseksualitetin, raporton televizioni shtetëror.

Një raport i Al-Ekhbariya tregoi zyrtarët e ministrisë së tregtisë duke hequr një sërë artikujsh nga dyqanet në kryeqytetin Riad.

Ato përfshinin kapëse flokësh, lodra, bluza, kapele dhe kuti lapsash.

Një zyrtar tha se artikujt “kundërshtojnë besimin islam dhe moralin publik dhe promovojnë ngjyra homoseksuale që e vënë në cak brezin e ri”.

Ministria e Tregtisë shkroi në Twitter veçmas se ekipet e saj po konfiskonin “produkte që përmbajnë simbole dhe shenja që bëjnë thirrje për devijime dhe kundërshtojnë sensin e përbashkët”.

Dyqanet që kapen duke i shitur ato produkte do të përballen me ndëshkime ligjore, thuhet tutje.

Në dhjetor, autoritetet në Katarin fqinj njoftuan se kishin konfiskuar nga dyqanet lodra me ngjyrë ylberi dhe lodra të tjera “për mbajtjen e sloganeve që bien ndesh me vlerat islame”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

19 raste të reja me Covid-19 në vend, 126 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistron 126…

Ngjarja në Elbasan, ambasadorja Kim: Grupet e mbrojtjes së votës, të papranueshme

Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan u bënë…

Shqipëri: gjuha e urrejtjes në fushatë, shqetësim për mbrojtësit e të drejtave të njeriut

Fushata e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri…

Escobar të dielën shkon në Bosnjë, në kohën e një krize të thellë politike

I dërguari special i presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel…

Policia jep detaje për vrasjen e amerikanit në Beograd

Media e Beogradit njoftoi sonte identitetin e amerikanit të vrarë në kryeqytetin…