Nuk ka vonuar hakmarrja e shqiptarëve ndaj institucioneve maqedonase.

Grupi i njohur i hakerëve shqiptarë, “Anonymous Albania”, kanë sulmuar faqet zyrtare të Gjykatës së penale dhe asaj Supreme të Maqedonisë. Në mesazhin e tyre theksohet se e gjitha kjo është një shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit për anëtarët e grupit të Kumanovës, shumë prej të cilëve u dënuan me burg të përjetshëm.

“Faqet e Gjykatës supreme dhe Gjykatës së lartë të Maqedonisë, janë DOwN. Kjo është një shenjë proteste nga ne ndaj jush. Lironi trimat e Kumanovës. Na prisni”, shkruan në faqen e “Anonymus Albaia” në “Facebook’.

“Anonymous Albania” ditëve të fundit kanë shtuar sulmet masive ndaj faqeve zyrtare të institucioneve greke, serbe por edhe atyre në Maqedoni, ndërkohë që lista është bërë aq e gjatë sa që në këtë listë hakerët përfshinë dhe faqet zyrtare online të institucioneve shtetërore në Maqedoni.

Sipas informacioneve të fundit, grupi i njohur i hakerëve planifikojnë dhe sulme masive kibernetike më 28 dhe 29 nëntor ndaj institucioneve në Serbi, Greqi e Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mali i Zi nis të shtunën aplikimin e certifikatës Covid

E nevojshme për hyrjen nëpër qendrat tregtare Nga e Shtuna, në Malin…

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas fillon trajnimin në Mbretërinë e Bashkuar – 10 mijë gjithsej do të trajnohen gjatë muajve të ardhshëm

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas ka nisur një program të ri…

Fryn erë konflikti; çfarë kërkon vërtet Putini nga Biden!

Shenjat janë të qarta: samiti i Gjenevës mes Joe Biden e Vladimir…

Pasojat e luftës ruso-ukrainase i vuajnë civilët

Eksod masiv nga Ukraina. Rusët nuk tërheqin dot para nga bankat Me…

Polici e godet për vdekje një person në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin…