Nëse nesër mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, parashikon IRI në sondazhin e fundit të publikuar sot në mëngjes.

Sipas saj, VMRO-DPMNE ka mbështetjen e 20% të qytetarëve dhe LSDM 16%.
BDI ka 7% përkrahje, Aleanca për Shqiptarët 6 %, Lëvizja Besa ka 4% përkrahje aq sa ka edhe E majta, kurse Aletrnativa vetëm 1 %.

Sondazhi u krye në emër të Qendrës së Anketave IRI nga Brima, një firmë e hulumtimit të tregut (pjesë e grupit KANTAR dhe një anëtar maqedonas i Shoqatës Gallup International).

Të dhënat u mblodhën nga 27 nëntori deri më 23 dhjetor 2021.

Madhësia e kampionit përfaqësues kombëtar të të anketuarve është 1,226 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart. Të dhënat u peshuan sipas moshës, gjinisë, rajonit dhe përkatësisë etnike. Marzhi i gabimit është ± 2,8 pikë në nivelin e besimit 95%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Hoxha i reagon Rexhepit: Politika është “sport” i rëndë

Sekretari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka reaguar në fajsbuk, pas deklaratave…

Aung San Suu Kyi dënohet sërish me burgim

Një gjykatë në Mianmar – shtet i njohur edhe si Burma –…

Pesë viktima dhe 127 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer…

MPB: Përdorimi dhe shitja e mjeteve piroteknike është e rrezikshme dhe e dënueshme

Ministria e Brendshme njofton opinionin se këtë vit po zhvillon një fushatë…

Haxhiu takohet me Komandantin e KFOR-it, flasin për prioritetet në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të hënë priti në takim komandantin…