“Shenja e mendjes së pjekur”

(Enkas për Hejzën)
Arshi Pipa, për mua themeluesi i kritikës moderne dhe bashkëkohore, ka thënë: “Kritika është shenjë e mendjes së pjekur”.
Kritika sigurisht ka funksion ndërmjetësues midis veprës letrare dhe lexuesit. Andaj, detyra e kritikës letrare dhe e kritikut që merr përsipër të bëjë një kritikë letrare rreth një vepre të caktuar, është të shpjegojë atë që është më e thellë dhe më e ndërlikuar në veprën letrare. Në bazë të llojit të kritikës (stilistike, estetike, impresioniste etj) ka për detyrë ta zhbirojë tekstin fund e krye, në tekst-formë dhe përmbajtje të hollësishme dhe në vend që të gjykojë në bazë të sistemit të caktuar kritik dhe të parimeve të caktuara, kritiku do të duhet të tregojë shenja simpatie ndaj veprës.
Mendoj se një kritik i mirë është ai që duhet të flasë për rrethanat kohore dhe kushtet shoqërore, nga të cilat kanë buruar idetë e shkrimtarit. Këtu është gjithë çelësi i punës së mirë të një kritiku. Ai duhet t’i shpjegojë karakteret, tiparet hollësitë si bartës të pikëpamjeve të caktuara dhe si përfaqësues të mjedisit të caktuar, të klasës dhe shtresës shoqërore dhe të tregojë për ndikimet e shkrimtarit.
Kritika duhet të tregojë se ç’risi paraqet publikimi i një vepre në letërsi, në kohën kur ajo është shfaqur dhe më tej. Në vitet 60 -70 e këtej pati hov kritika profesioniste me B. Dedjen, O. Grillon, A. Mamaqin. Fatkeqësisht sot nuk kemi kritikë profesionistë që të analizojnë si duhet veprat letrare, por vetëm dashamirës apo dashakeqës të veprave letrare.
Po e mbyllim me studiuesin Arshi Pipa, i vili pati thënë: Kush bën kritikë letrare është pra më parë artist se logjik. Po të mos kishte dhuratën e shijes, kritika e tij do t’ishte shterpë, sado fuqi diskursive të kishte. Do të dilte si ato ndërtesat e rënda që janë grumbullim trashaman lande, pa hir, pa art.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Faruk Myrtaj: LETËRSIA ËSHTË VETI E MREKULLI INDIVIDUALE

Faruk Myrtaj, prozator Faruk Myrtaj u lind në Selenicë të Vlorës, ku…

Shoqatat kulturore dhe pushtetet politike

Midis nesh Në sistemin demokratik, politikat publike të qeverive të brishta në…

Strategji nacionale për të mësuar respektin

Post festum “2 Gushti” Historia e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është…

Edhe diçka për ata që sajojnë “Antologji”!

Midis nesh Disa nga përpiluesit e antologjive të ndryshme poetike jo vetëm…