Kryetari i partisë “Dinjiteti” dhe ish-gjenerali policor, Stojançe Angelov i ka parashtruar disa pyetje ministrit të brendshëm të Qeverisë teknike, Naqe Çulev. Ai ndër të tjera e ka pyetur se a e ka qenë i informuar për rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë dhe për 27 prillin e vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell INA.

“Goshinca, Lagja e Trimave dhe 27 prilli janë ngjarje që assesi nuk kanë mundur apo nuk kanë guxuar të kalojnë të pavërejtura nga shërbimet tona të zbulimit dhe kundërzbulimit, shërbime që ti udhëhiqje në atë periudhë. Sidomos nëse merret parasysh se operativi juaj Shenasiu ka pasur rol aktiv në disa prej tyre. Megjithatë, një shpresë më jep fakti se një muaj para ngjarjes së 27 prillit ke arritur që të largohesh nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Kundërzbulim, megjithatë ke ngelur shumë afër drejtorit të ri, si ndihmës – drejtor. Një ndihmës – drejtor që më parë ka qenë drejtor për pesë vite, besoj se ka ditur më shumë se nga vetë drejtori i ri”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e tij, Stojançe Angelov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…