Kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe një herë i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putinit që të lirojë Alexei Navalny. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë bisedimeve në Moskë në përvjetorin e parë të helmimit të disidentit kryesor, të cilin ai e fajëson Kremlinin.

Presidenti rus u përgjigj, duke thënë se Navalny nuk ishte në burg për politikën e tij, shkruan Euronews.

Putin gjithashtu për çështjen në Afganistan bëri thirrje që të ndalohet “imponimi i rregullave të huaja nga jashtë”.

Vizita e kancelares gjermane erdhi derisa ajo po i afrohej fundit të periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë.

“Unë i kam bërë thirrje edhe një herë presidentit rus që të lirojë Alexei Navalny, dhe gjithashtu e kam bërë të qartë se ne do të qëndrojmë në këtë çështje,” tha Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

Putin u përgjigj se kundërshtari i tij kryesor nuk u arrestua “për aktivitetet e tij politike”, por për “një vepër penale kundër partnerëve të huaj”.

I njohur për hetimet e tij që denoncojnë stilin e jetës dhe përvetësimin e elitave ruse, përfshirë presidentin dhe shoqërinë e tij, Navalny u sëmur rëndë në një aeroplan mbi Siberi më 20 gusht të vitit të kaluar. Me këmbënguljen e gruas së tij, ai u dërgua për trajtim mjekësor në Gjermani, ku testet zbuluan se ai ishte helmuar me nga një helm sovjetik i cili i goditi nervin.

Pas shërimit pesë mujor, ai u kthye në Rusi dhe u arrestua menjëherë dhe u dënua me dy vjet e gjysmë burg për një rast mashtrimi që ai thotë se është i motivuar politikisht.

Putin pohoi se “lufta kundër korrupsionit nuk duhet të përdoret për qëllime politike”, ndërsa siguroi se “lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme” dhe se Rusia do të bëjë “gjithçka” për ta zhdukur atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…