LSDM informon se pasojnë edhe katër ratifikime nga shtetet të tjera anëtare deri në pranimin zyrtar në NATO.

“Senati amerikan dje me shumicë të madhe, 91 vota “pro” dhe vetëm 2 kundër, ratifikoi protokollin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur. Interesi kryesor strategjik dhe kombëtar i vendosur nga dita e pavarësisë, anëtarësimi i plotë në Aleancën e NATO-s është duke u realizuar”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM theksojnë se anëtarësimi në NATO garanton sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe sigurinë e përhershme të kufijve të tij. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi në NATO nënkupton më shumë investime, një ekonomi të qëndrueshme, vende të reja pune dhe më shumë para në çdo familje.

Për nëntë muaj, protokolli për anëtarësim në NATO e kanë ratifikuar 25 shtete.


Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OKB bën thirrje për t’i dhënë fund luftës: Po nxit një krizë globale tredimensionaleu

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në ditën e…

Flota ruse: Po kemi shtënë si paralajmërim në drejtim të luftanijes britanike

Flota detare ruse e Detit të Zi, së bashku me Shërbimin Kufitar…

Këto janë akuzat e ngritura kundër Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

Sot ka nisur gjykimi ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë.…

Johnson: Putin duhet ta kuptojë se nuk do të ketë sukses në Ukrainë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se presidenti i…

Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga…