Analisti ushtarak Mike Martin, i cili punon si bashkëpunëtor i lartë në studimin e luftës në King’s College në Londër, ka ofruar  në Twitter një pasqyrë se cilat zona të Ukrainës do të jenë kyçe për t’u parë në javën e ardhshme. Ai pret që mund të ketë lëvizje interesante në qytetet lindore të Bahmutit dhe Kreminës.

Martin pretendon se forcat ruse janë “përpjekur të thyejnë linjat ukrainase” në Bakhmut për muaj të tërë, por kanë bërë “përparim tepër të ngadaltë me një humbje të jashtëzakonshme jetësh”.

Megjithatë, ai thekson se qyteti është ende i rëndësishëm për Rusinë, sepse përshtatet me narrativën e tyre për “çlirimin” e rajonit lindor të Donbasit.

Atij i duket se beteja për Bakhmutin po “kulmon dalëngadalë” për Rusinë, pasi atyre po u mungojnë si burrat ashtu edhe pajisjet.

“Ndoshta mund të sillnin më shumë njerëz dhe pajisje, por tani për tani duket se është në pritje”, thekson Martin.

Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase shpresojnë të kthejnë territorin rreth Svatovit dhe Kreminës.

Martin është i bindur se në bazë të pushtimeve të mundshme territoriale rreth Svatovit dhe Kreminës, ukrainasit mund të ndërpresin logjistikën ruse në rajonin e Donbasit.

Tashmë ka pasur raportime se trupat ukrainase mund të kenë arritur në periferi të Kreminës, shkruan Sky News.

Martin gjithashtu i referohet raporteve të mëtejshme të rusëve që plaçkitnin qytetin, gjë që zakonisht i paraprin një tërheqjeje ruse.

“Gjatë javës së ardhshme do të kisha kujdes në Bakhmutin dhe Kreminën. Sidomos Kreminën”, thotë analisti ushtarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kelmendi: Hashim Thaçi e kishte ak uzuar Ali Ahmetin për vr asjen e Luan Haradinajt dhe Zahir Pajazitit

Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës, vazhdon të zbulojë…

Të shtëna në Shkup! Pas sulmit fizik, 28-vjeçari qëlloi me armë drejt një personi

Miniatria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në…

A i ka hije një myslimani të tallet me kurbanët

Besimtarë të dashur! Të gjithë ju që keni therur kurban për hirë…

Momenti kur kulla e televizionit në Kyiv goditet nga raketa

Forcat ruse kanë sulmuar kullën e televizionit ukrainas në Kyiv, shkruan Sky…

Kurti: Do takohem me Vuçiç, por Asociacionin serb ta harrojnë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se takimi me presidentin e serb…