Reporteri britanik, Tim Judah, që njëkohësisht është edhe analist politik dhe është marrë me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, për Klan Kosova deklaroi se të dyja shtetet nuk mund të përparojnë në rrugën e tyre të integrimit në Bashkim Evropian pa i zgjidhur të gjitha çështjet mes vete.

“Mendoj që duhet ta vazhdoni dialogun, Serbia është fqinji juaj më i madh dhe ende keni shumë çështje të pazgjidhura”.

“Në fund të dialogut pres kompromise nga të dyja palët më të cilat do të jenë të lumtura. Nuk ka asgjë që mund të arrihet pa vullnet politik, por në fund të ditës Kosova dhe Serbia duhet të jetojnë me njëra-tjetrën dhe duhet të bëhen kompromise nga të gjithë, të tilla që asnjëra palë nuk i duan, p.sh. ajo që Serbia nuk e do është njohja e shtetësisë së Kosovës, ndërsa kjo qeveri e Kosovës është kundër idesë së Asociacionit të Komunave Serbe”, deklaroi ai.

Ndërkaq në lidhje me marrëveshjen e Washingtonit, Judah u shpreh se ajo është arritur për qëllime të caktuara të administratës Trump dhe se nuk mendon që mund të ndikojë në raportet mes Kosovës e Serbisë.

Judah foli edhe në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se shumë vite më parë i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga BE dhe se është në dëm të këtij unioni që nuk e ka zbatuar premtimin e dhënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…