Një burrë që vdiq në një qeli burgu në Atlanta, “ishte ngrënë i gjallë nga insektet dhe çimkat në shtrat”, ka pretenduar avokati i familjes.

Lashwan Thompson u burgos për një kundërvajtje dhe u vendos në krahun psikiatrik në Burgun e Qarkut Fulton pasi zyrtarët e gjykuan atë të sëmurë mendor.

Avokati i familjes Michael D Harper publikoi foto që tregojnë trupin e Thompson të mbushur me insekte.

Ai po bën thirrje për një hetim penal dhe tha se është në pritje për ngritjen e një padie.

“Thompson u gjet i vdekur në një qeli të ndyrë burgu pasi ishte ngrënë i gjallë nga insektet dhe çimkat”, tha Harper në një deklaratë. “Qelia e burgut ku Thompson ishte vendosur nuk ishte e përshtatshme as edhe për një kafshë të sëmurë. Ai nuk e meritonte këtë”.

Sipas një raporti të Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Fulton, Thompson u gjet pa ndjenja në qelinë e tij të burgut më 19 shtator – tre muaj pas arrestimit të tij – dhe u shpall i vdekur pas përpjekjeve të policisë lokale dhe personelit mjekësor për ta shpëtuar, sipas USA Today.

Harper thotë se të dhënat e burgut tregojnë se oficerët e paraburgimit dhe stafi mjekësor vunë re se Thompson po përkeqësohej, por nuk bënë asgjë për ta ndihmuar atë, raportoi CBS News.

Raporti i ekzaminuesit mjekësor tha se kishte pasur “shtrirje infektuese të insekteve” në qelinë e tij në repartin psikiatrik, por tha se nuk kishte shenja të qarta të traumës në trupin e Thompson.

Në raport shkaku i vdekjes është i paqartë.

Fotot e publikuara nga avokati paraqesin një pamje morbide të Thompson, fytyra dhe busti i të cilit mund të shihen të mbuluara me insekte. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA paralajmëron zhvendosjen e trupave nga Gjermania në Poloni

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump në Gjermani, tha të premten…

FBI: Origjina e COVID-19 vie nga laboratori në Wuhan

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha të martën se agjencia e tij…

Raportime për ngacmime dhe kërcënime në qendrat e votimit

Votuesi e Karolinë së Veriut po raportojnë për ngacmime dhe frikësim të…

Ulet çmimi i grurit, arrin në nivelet e para luftës në Ukrainë

Ulet çmimi i grurit në nivelet e muajit shkurt, kohë kur lufta…

PDK pritet të zgjedh sot Kryesinë e re

Partia Demokratike e Kosovës sot pritet të mbledhë Këshillin Drejtues ku do…