Sorting by

×

Popular Posts

Amerikanët votojnë nesër për Kongresin, zgjedhjet test për presidencën e Donald Trumpit

Amerikanët votojnë nesër për përbërjen e re të Kongresit. Edhe pse Donald Tramp nuk është në fletëvotim, rezultati do të jetë një test i rëndësishëm për presidencën e tij dhe për mundësinë e zbatimit të agjendës politike. Republikanët synojnë të ruajnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, ndërsa demokratët përpiqen të marrin kontrollin e të paktën njërës prej tyre. Interesimi për zgjedhjet është reflektuar edhe në votimin e hershëm. Sipas të dhënave të Universitetit të Floridës, mbi 54 milionë amerikanë kanë votuar para ditës së zgjedhjeve. Zgjedhjet e mesmandatit mbahen çdo katër vjet, në gjysmën e mandatit të presidentit amerikan. Në këto zgjedhje nuk votohet për presidentin, por për anëtarët e Kongresit – institucionit që miraton ligje, vendos për shpenzimet federale dhe mbikëqyr punën e administratës. Kongresi përbëhet nga dy dhoma: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Amerikanët votojnë gjithashtu për guvernatorë në 36 shtete dhe tri territore amerikane, si dhe për anëtarë të legjislaturave shtetërore dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *