Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oksana Markarova, e ka quajtur Rusinë një “shtet terrorist të udhëhequr nga një kriminel lufte”.

“E dini, ne e kemi të qartë se Rusia është një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte, dhe ne punojmë ditë e natë dhe luftojmë ashpër për të mbrojtur vendin tonë dhe për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha Markarova për CNN.

Ajo shtoi se “të gjithë duhet të përballen me drejtësinë”.

“Mendoj se do të jetë e vështirë ta drejtosh vendin nga Haga”, tha Markarova.

Ajo deklaroi se forcat ruse po vrasin civilë, fëmijë, po shkatërrojnë spitale, infrastrukturë civile dhe shtëpi banimi kudo.

”Është vepër e një krimineli lufte, prandaj ne hapëm një hetim në Ukrainë dhe kjo është arsyeja pse Ukraina ngriti akuza në të gjitha gjykatat ndërkombëtare. Dhe po, Vladimir Putin, së bashku me të gjithë, çdo rus që është përgjegjës, do të duhet të përfundojë në burg për shkak të kësaj”, tha Markarova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

​Optimizëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës po konsiderohet i mundshëm pas…

Republikanët kundër Trumpit: Nuk mund të shtyhen zgjedhjet presidenciale amerikane

Disa prej republikanëve kanë hedhur poshtë sugjerimin e Donald Trumpit për shtyrjen…

Prokuroria nis hetimet për kontrollorët e AlbControl

Shoqërohen disa prej tyre për t’u marre në pyetje Prokuroria e Tiranës…

Gjykimi ndaj Salih Mustafës fillon të mërkurën

Gjykimi ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafës, do të…

Mbi 425 mijë qytetarë presin për t’u vaksinuar

Rritet numri i qytetarëve të vaksinuar. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë tregon…