Në Kuvendin bullgar, kryetari i partisë “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, informoi se do të insistojnë që të mos nënshkruhet protokolli për heqjen e vetos për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, derisa të sqarohet dokumenti, siç thotë ai, “që e ka rishikuar Parisi”.

Propozimi i fundit i Francës për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është identik me atë fillestar që u votua në parlamentin bullgar, tha për “Euronews” ambasadorja franceze në Sofje, Florence Robin, përcjell “BNR”.

“Propozimi nuk ndryshon nga i pari dhe mbron plotësisht të drejtat e pakicave, përfshirë bullgarët, dhe nuk ka nevojë për një rishikim të ri”, tha diplomatja.

Të njëjtën gjë mbrëmë ka konfirmuar edhe ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Digjet” jugu i Francës, më shumë se 900 zjarrfikës po luftojnë flakët

Më shumë se 900 zjarrfikës, të ndihmuar nga mjetet ajrore, po luftojnë…

10 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

10 raste janë regjistruar me COVID-19 në 24 orët e fundit në…

Romancierja që shkroi “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, po gjykohet për vrasjen e të shoqit

Disa vjet pasi romancierja Nancy Crampton Brophy shkroi një ese të quajtur…

Talibanët rrethojnë tre qytete kryesore në Afganistan

Luftimet po ndizen rreth tre qyteteve të mëdha në Afganistanin jugor dhe…

Incidenti me armë zjarri në Zubin Potok, flasin nga grupi i organizatorëve të ecjes: Të shtënat ishin shumë afër

Një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club” të cilët…