Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i ka kërkuar Gjermanisë të mos strehojë burrat rusë që kanë ikur nga vendi i tyre për t’iu shmangur mobilizimin ushtarak, duke i përshkruar ata si një “rrezik për sigurinë”.

Ata janë “të rinj që nuk janë penduar, por duan të shmangin shërbimin ushtarak”, tha ai më 30 tetor, në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag.

Qindra mijëra rusë janë larguar nga Rusia që kur presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizimin ushtarak në fund të shtatorit.

Makeyev shprehu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Ukrainës, por tha se Berlini duhet të lëvizë me “më shumë shpejtësi”.

“Kur shikoj veprimet e Gjermanisë në këtë luftë, ndonjëherë mendoj: ‘Ka një makinë sportive gjermane që lëviz në autostradë 30 kilometra në orë’”, tha ambasadori.

Në fund të fundit, Gjermania ndihmon, “por vetëm kur është pothuajse tepër vonë”, shtoi ai.

Makeyev u emërua ambasador i Ukrainës në Gjermani më 24 tetor, duke zëvendësuar Andriy Melnyk, i cili u largua në Korrik. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kongresi Panshqiptar Amerikan zhvillon takim me përfaqësues të DASH për vaksinat (FOTO)

Përfaqësuesit e Kongresit Panshqiptar Amerikan ka zhvilluar takim me 5 zyrtarë nga…

Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti…

Ukraina rrit forcat pranë Bjellorusisë në rast sulmi nga Rusia

Ukraina ka rritur forcat e saj në rajonin verior pranë Bjellorusisë për…

Qeveria e re e Maqedonisë do të zgjidhet më 17 janar

Nga dita e nesërme do të fillojnë të skadojnë afatet sipas të…

​Rreth 6 mijë adresa të pasivizuara, Mustafi: Shqipëria e Kosova pa strategji për Luginën

Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë pasivizuar rreth gjashtë mijë adresa, që…