Ambasadori suedez, Jonas Westerlund, ka shprehur optimizmin e tij se në janar të vitit 2024, kosovarët do ta gëzojnë liberalizimin e vizave teksa pas Presidenca e Bashkimit Evropian pas Çekisë i takon Suedisë.

“Tani pika e diskutimit është në Parlamentin Evropian dhe kuptoj zhgënjimin e kosovarëve”, tha ai.

Wesretlund tha se ka nisur konsultimet me shtetet e tjera anëtare të BE-së, se si të procedohet tutje për aplikimin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.

Westerlund, në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, ka premtuar që gjatë mandatit të tij në Kosovë do të lobojë në bashkëpunimin e bizneseve të Suedisë më ato kosovare.

Mes tjerash, Wesretlund tha se në Suedi janë rreth 70 mijë shqiptarë, disa prej tyre janë të suksesshëm në jetën akademike të shtetit, por edhe në biznes dhe se gjatë mandatit të tij premtoi se do të punojë që ftojë kompanitë suedeze që të vijnë në Kosovë dhe të bashkëpunojnë me kosovarët në sektorin e përpunimit të drurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

CNN pushon nga puna tre punonjës pasi shkuan në punë të pavaksinuar

CNN ka shkarkuar tre punonjës që shkelën politikën e kompanisë duke ardhur…

BDI pranon para ne KESH

Afera ,,reket” prej disa javë po trondit opinjonin vendas,të involvuar në këtë…

“Bombat” nuk zbuluan asgjë për “Monstrën”

Gjashtë vjet më parë, Deutsche Welle transmetoi një deklaratë të opozitarit të…

Kurti reagon pasi SHBA-ja goditi kokat e krimit dhe kontrabandës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara…

Osmani solidarizohet me popullin maroken pas tërmetit vdekjeprurës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjeve…