Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës.

Ai përmes një reagimi në Twitter ka thënë se ambasada gjermane dënon dhunën ndaj gazetarëve.

“Ambasada gjermane në Prishtinë dënon ashpër edhe një herë dhunën ndaj gazetarëve. Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna. Ne urojmë shërim të shpejtë ekipit të televizionit Klan Kosova”, thuhet në reagimin e ambasadorit.

Ndryshe dje ekipi i televizionit Klan Kosova u sulmua me gurë nga persona të maskuar derisa po shkonin për të raportuar për situatën në Zubin Potok.

Si pasojë e sulmit gazetarja dhe shoferi kanë pranuar tretman mjekësor. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ukraina fillon një kundërsulm të fuqishëm ndaj ushtrisë ruse

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelnsky, ka njoftuar se ushtria ukrainase ka…

Policia thotë se është gati për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimat

Qeveria e Kosovës në fund të qershorit vendosi masën e reciprocitetit në…

Isa Boletini: A do t’i pranonim kufijtë e ambasadorëve?! Kurrë!

Nga Aurenc Bebja, Francë, mars 2020 Në një moment kur në Kosovë rrëzohet…

Përfundon identifikimi i viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari

Zëvendës prokurori kryesor dhe drejtori i Shërbimit nacional hetues në Bullgari, Borisllav…

Sulmuan bashkëfshatarin e tyre, arrestohen babë e bir nga Miletina e Tetovës

Mbrëmjen e djeshme (20-prill) rreth orës 21:00, efektivët e policisë të SPB…