Ambasada amerikane në Moskë u bëri thirrje shtetasve amerikane të mos udhëtojnë për në Rusi, apo atyre që ndodhen aktualisht atje, të largohen menjëherë. Njoftimi duket se përqendrohet kryesisht tek qytetarët me shtetësi të dyfishtë, ruse dhe amerikane.

Ambasada paralajmëron se Moska mund të mos e njohë shtetësinë amerikane për ata që kanë dy-shtetësi, dhe t’i rekrutojë ata për shërbim ushtarak. Rusia ka nisur prej 21 shtatorit një mobilizim të pjesshëm në mbështetje të luftës në Ukrainë.

Ambasada kujton se aktualisht mundësitë për fluturimeve komerciale janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe shpesh nuk janë të disponueshme brenda një kohe të shkurtër.

Po kështu në njoftim u kërkohet shtetasve amerikanë të mos marrin pjesë në protesta politike, apo sociale duke kujtuar se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shprehjes në Rusi nuk janë të garantuara. Në njoftim bëhet e ditur se autoritetet ruse kanë arrestuar shtetas amerikanë që kanë marrë pjesë në demonstrata./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky i thotë Putinit se është koha për t’u takuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje homologut të të…

Avokati Raufi i përgjigjet Bujar Osmanit: “Ti nuk merr vesh as në mjekësi, mos u përziej në drejtësi!”

Avokati i Tomor Morinës, Naser Raufi i është përgjigjur Bujar Osmanit i…

Vuçiq: Është punë e kryer – ne nuk e nënshkruajmë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë…

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Sipas të dhënave të publikuara në Institutin Shtetëror të Gjermanisë “Robert Koch”,…

KMDLNJ: Sava Janjiq të hetohet për krime lufte në Kosovë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka…