Pas lajmit të djeshëm (Musa Xhaferi do të udhëheqë komisionin e BDI-së për luftë kundër korrupsionit!!!), reagon ashpër kryetari i Aleancës për shqiptarët dega Tetovë, Altrim Mamuti ku thotë: Nuk mund BDI-ja ta luftojë korrupsionin me një njeri si Musa Xhaferi i cili është i përzier në shumë afera korruptive.

Më poshtë ju sjellim edhe reagimin e tij në facebook:

Nga zyrat e BDI-së doli një lajm se do ta luftojnë korrupsionin, ndërsa si emër në krye të kësaj pune paskan vendosur njeriun që identifikohet më shumë se çdo kush me korrupsion.
Sido që të jetë ne pyesim Bashkimin Demokratik për Integrim , si do ta luftoj mega korrupsionin i cili identifikohet me: Maxhar Telekom-in, Elem-in, apo Posta e Maqedonisë ( kallja e postës) .
Ose korrupsioni i mesëm që identifikohet me mafinë urbane dhe prishjen e infrastrukturës së qyteteve duke filluar nga Çairi, Tetova dhe qytetet tjera!
Apo korrupsioni i imët ku keqpërdoren çdo dit mjetet publike nëpërmjet tenderëve publik, si për shembull fëmijët tanë nëpër shkollat fillore dhe të mesme përveç teksteve e librave të grisura infrastruktura e objekteve mësimore le larg për të dëshiruar, e njëjtë është edhe në shëndetësi edhe në shërbime tjera publike.
Bashkimi demokratik për integrim duhet ta sheh veten në sy dhe ta pyes veten, se sa identifikohet me korrupsionet e lartpërmendura!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Është gjetur personi i cili u zhduk para dy ditësh në Manastir

Personi i cili konsiderohej i zhdukur nga 13 maji është gjetur në…

Paga për të gjithë, s’ka përmbarues, s’ka kredi deri në qershor

Kryetari i LSDM-së, ish-kryeministri Zoran Zaev nga selia përmes një konferencë për…

Avokatët me iniciativë deri tek Gjykata Penale, kërkojnë ndërprerjen e seancave gjyqësore

74 avokatë kanë nisur një iniciativë me të cilën kërkojnë nga Gjykata…

Seanca konstitutive e Kuvendit, votohet Komisioni Verifikues

Me 115 vota “për”, 2 të përmbajtur dhe asnjë votë “kundër” nga…

Sulmohet fizikisht nëpunësi policor në Kumanovë

Në autostradën Kumanovë – Shkup, parmbrëmë rreth orës 02.50 të mëngjesit, derisa…