Kryesia më e ngushtë e AlternAtivA-s është në koordinim të vazhdueshëm. Me vëmendje jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrethanat të cilat i prishin principet mbi të cilat është dashur të mbështetej koalicioni Evropian. Posaçërisht mënyra me të cilën dikush e nënçmon performancën tonë para 12 muajve për shpëtim të shumicës parlamentare, përzgjedhja e Dimitar Kovaçevski si kryeministër dhe si pasojë e kësaj sigurimi i bisedimeve me BE. Në përputhje me përcaktimet statusore sot kemi vendosur që qëndrimin final do ta ndërtojmë në seancën e Kuvendit Qendror që do të mbahet të dielën me fillim në orën 16.00 në selinë partiake në Tetovë. Gjithnjë duke udhëhequr nga ajo se çfarë është mirë për të ardhmen e shtetit dhe për të ardhmen e AlternAtivës. Arsyetojmë me maturi, pa emocione të vetëdijshëm plotësisht për sfidat të cilat na presin. Edhe njëherë potencojmë se nuk do të biem në grackën e cila na është vënë. Nuk do të lejojmë minimum hapësirë që AlternAtivA në çfarëdo mënyrë vet të kontribuojë për proceset që do të pasojnë në mënyrë të pashmangshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Si krijohet një vaksinë, hap pas hapi

Zhvillimi një vaksinë në mes të një pandemie është një garë me…

Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: E vërteta duhet të jetë kauzë e të gjithëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit,…

Dy viktima dhe 5 raste të reja me Covid-19, shërohen 95 pacientë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 249 teste,…

Kosova, vendi i parë që do ta vizitojë presidenti i ri i Shqipërisë

Tradita vijon, vizita e parë e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram…

Vritet truproja e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud

Televizioni shtetëror në Arabinë Saudite ka lajmëruar se një nga truprojet kryesore…