Kreu i BDI-së Ali Ahmeti mbështet rigjykimin për 27 prillin. Ahmeti përsërit qëndrimin se më 27 prill nuk ka pasur akt terrorist, por dhunë se sulm ndaj deputetëve, liderëve politik dhe gazetarëve. Ai i bën thirrje organeve të drejtësisë ta zbërthejnë dhunën e përgjakshme në Kuvend.

“Unë mendoj se këto ngjarje janë të dhimbshme. Është ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të popullit, është ushtruar brutalitet por jo edhe vlerësimi akte terroriste. Dihet se cilat janë aktet terroriste dhe çfarë kualifikimi është akti terrorist. Mendoj që organet e drejtësisë duhet ta zbërthejnë të tërë situatë sepse është tepër e komplikuar”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ahmeti shton se ngjarjet nuk ishin të papritura, por nëse turma ka qenë e organizuar ose jo, këtë sipas tij duhet ta dëshmojnë organet hetuese.

“Nuk ishin ngjarje të papritura. I kemi diskutuar në Kuvend para se të ndodhin këto ngjarje. Masa ishte euforike, e organizuar apo e vetë organizuar. Këtë duhet ta vërtetojnë organet e drejtësisë. Shpresoj të ketë një epilog përfundimtar”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Kreu i integristëve nuk ishte prezent në ngjarjet e përgjakshme të 27 prilli në vitin 2017 edhe pse në aso rrethana për herë të parë ishte zgjedhur një shqiptar për kryetar Kuvendi./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë mbi 30 tonë ushqime dhe ndihma mjekësore në Ukrainë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar një avion që transportonte më shumë…

Facebook pezullon faqen e Presidentit të Izraelit për shkak të gjuhës së urrejtjes

Shkelja e politikës së Facebook sa i përket gjuhës së urrejtjes ka…

Covid-19, rritet numri i rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258…

Grabitje me armë në Shkup

Sonte rreth orës 22:20 minuta S.Xh. ka denoncuar në polici se në…

Nënshkruhet MARRËVESHJA “Kosovë-Serbi” në praninë e Donald Trump!

Është nënshkruar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në praninë e…