Lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny është transferuar nga njësia e burgut në një vend të panjohur, tha aleati i tij, Leonid Volkov.

“Ne nuk e dimë se ku ndodhet tani Alexei dhe në cilën njësi burgu është dërguar”, ka shkruar Volkov në Telegram.

Alexei Navalny u arrestua në janar të vitit 2021, kur u kthye nga trajtimi në Gjermani, pasi më parë ishte helmuar me agjent nervor, për të cilin fajësoi Moskën.

https://t.me/leonid_volkov/3288?embed=1

Autoritetet thanë se ai shkeli dënimin me kusht prej tre vitesh për gjashtë muaj jashtë shtetit, raporton euronews.

Navalny u arrestua gjatë kthimit në Moskë në janar të vitit 2021, pasi kaloi disa muaj duke u shëruar nga një helmim me agjent nervor për të cilin fajëson Kremlinin. Moska gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Në mars, Navalny iu dha një dënim shtesë prej nëntë-vjetëve për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës – akuza që ajo thotë se janë të motivuara politikisht.

Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit (FBK) është dënuar me ligj duke u shpall organizatë “ekstremiste”. dhe shumë nga aleatët janë detyruar të mërgojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Raund i ri negociatash, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit të mërkurën në Bruksel

Një raund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të…

Talibanët mbajnë nën arrest shtëpiak ish-presidentin e Afganistanit

Talibanët ia kanë hequr sigurinë ish-presidentit afgan Hamid Karzai dhe kreut të…

“E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës”

E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga mënyra se si…

“Reket”, Janeva dhe Zoki 13 së pari do të kontrollojnë dëshmitë, pastaj do të japin deklaratë

E dyshuara e tretë në rastin “Reket”, ish prokurorja speciale publike Katica…

Tre viktima dhe 21 raste të reja me Covid-19, shërohen 38 persona

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 279 teste,…