Një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se Londra do të jetë qyteti i parë që do të bombardohet në rast të një lufte tjetër botërore.

Duke folur në televizionin rus Channel 1, Andrey Gurulyov, një politikan i Dumës së Shtetit, tha se kryeqytetit i Mbretërisë së Bashkuar do të goditet i pari nëse bllokada e enklavës ruse Kalininigrad do të çonte në luftë, raporton Sky News.

“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror”, tha ai.

“Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO”.

“Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100 për qind”.

“Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra”.

“Është më se e qartë se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zëdhënësi i Kryeministrit izraelit poston video të rreme për sulmet e Hamasit

Doli në shesh që një video e postuar nga Ofir Gendelman, një…

“E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës”

E ardhmja e fëmijëve dhe shtetit tonë varet nga mënyra se si…

DASH: Kosova të mos devijojë nga plani i tranzicionit të FSK-së

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO,…

Mjekët: Rezultatet do të tregojnë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar se në Klinikën Infektive është…

3921 raste aktive me koronavirus në Maqedoni, paralajmërohen sanksione për organizatorët e ahengjeve

Sipas statistikave të ditës së djeshme, brenda 24 orëve janë regjistruar 127…