Vladislav Avayev, një aleat i afërt i Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka shërbyer si zv.president i Gazprombank, është gjetur i vdekur në një apartament luksoz në Moskë.

Trupi i 51-vjeçarit u gjet bashkë me bashkëshorten 47 vjeç, Yelena dhe vajzën 13 vjeçe, Maria nga vajza e tyre e madhe, Anastasdia, që shkoi t’i vizitonte pasi nuk i ishin përgjigjur në telefon.

Të tre ishin qëlluar me pistoletën e që posedonte vetë Avayev, që vajza 26 vjeçe ka deklaruar për oficerët e policisë se e gjeti armën në dorën e babait, raporton ‘Sky News’.

Avayev ka mbajtur post ekzekutiv në Gazprimbank, bankë me të cilët Putini synon të anashkalojë sanksionet e Perëndimit duke shitur gaz me rubla.

Ai kishte vetëm pak kohë që kishte lënë këtë detyrë, por mbetet e paqartë nëse kishte ende lidhje me bankën.

Avayev gjithashtu ka shërbyer në administratën e Putinit dhe kishte krijuar një pasuri të madhe si rezultat i pronësisë së një kompanie ndërtimi.

Policia po heton rrethanat që çuan në këtë tragjedi, përfshirë ndonjë lidhje të mundshme me jetën profesionale apo private të tyre.

Në total, në apartamentin me vlerë 2 milionë paund janë gjetur 13 armë. Një fqinje ka treguar se para të shtënave ka dëgjuar ulërima.

Për shkak të sanksioneve ndaj Gazprombank, Putin u përgjigj duke u kërkuar vendeve të huaja që të hapnin llogari në këtë bankë dhe të pagunin për gazin rus me rubla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjykata ka refuzuar garancinë, Zekirit i zgjatet edhe për 30 ditë paraburgimi

Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zekiri sot ka marrë vendim edhe…

18 të bllokuar nga shembja e ndërtesës në Kinë, arrestohen ndërtuesit

Të paktën nëntë persona janë arrestuar pas shembjes së një ndërtese në…

Merkel: Evropa në këtë situatë patjetër të tregojë unitet

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot e ka theksuar rëndësinë e unitetit të…

Nxënësit vijojnë të mësojnë në librat plot me gabime

Edhe gati dy muaj nga fillimi i vitit shkollorë, një numër i…

Palestinezët u kundërpërgjigjen sulmeve izraelite. Brenda disa minutave 130 raketa drejt Tel Avivit

Përplasjet e përgjakshme midis palestinezëve dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë dhe të paktën…