Shkruan: Besnik Halimi

Zgjedhjet e 12 Prillit  si duket kanë vendosur në siklet më të madh BDI-në që nga formimi I kësaj partie.

Ja disa argumente dhe konkluza që sjellin panik tek BDI-ja

Argument 1.  Për herë të parë në garën politike tek subjektet shqiptare oferta është midis dy blloqeve politike asaj tëkoaliconit Aleanca për Shqiptarët /Alternativa dhe BDI-së. Fakti se RDK tërhiqet nga gara e vendos në siklet BDI-në, duke ja shtuar kësaj tendencën që trupi votues I PDSH -së gradualisht shkrihet në votues të Aleancës-së, këtë më së miri e dëshmojnëvotat e fituara këto parti në zgjedhjet e vitit 2016 dhe zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Konkluza

PDSH si parti gradualisht shkrihet dhe maksimumi që mund tëmer në zgjedhjet e 12 Prilit është nën 10.000 mijë vota. Kryesisht votuesit e PDSH përkrahin Aleancën për Shqiptarët.

BDI- e humb votuesin klientalist I cili nuhat humbjen e BDI-së, -“ky votues nuk do vazhdoj ende të ngel “pomlad Sorabotnik” sic ka qen besnik dhe me shpres ndaj BDI-së dhe me gjasa ky votues do të votoj ose koalicionin BESA-LSDM ose Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, me cka humbes do ngel BDI.

Në zgjedhjet e 12 Prillit nuk do të ketë vota të djegura, parti qëdo të marin numër konsiderueshëm të votave por që nuk do tëmarin deputet (sic ishte rasti I DR dhe RDK-së në vitin 2011, ose Besa dhe Aleanca në disa zona në 2016) dhe kryesisht gara do të ngel midis BDI-së dhe Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Argument2. Nëse analizohet dalja e votuesve shqiptarë në katër zgjedhjet e fundit, ajo sillet midis 220.000 deri me 240.000 votues( shih tabelën rezulltatet totale ). Sa për  ilustrim numri total I votuesve që kan votuar për gjith partite politike shqiptare në vitin 2011 është 231.638 , pothuajse ngjajshëm është edhe numri I votuesve në vitin 2014 =237.822. Dallim shum ii vogël respektivisht për 20.000 mijë vota më pak votues kan votuar për gjith partit  shqiptare në zgjedhjet e vitit 2016 ose 211.892. Kjo mbulohet me faktin se një pjesë e votuesve shqiptarë votuan për partin Maqedone (LSDM) që ky numër përafërsisht duhet tësillet midis 20-30 mijë. Megjithate, duke mar parasysh faktin se koaliconimi I LSDM-së me BDI-në nuk solli ndryshimin/dënimin e duhur, krijoi zgjgënjim tek ato votues shqiptar që përkrahën LSDM-në në zgjedhjet e fundit, dhe me gjasa ky votues ose do apstenoj ose do ta përkrah koaicionin Aleanca Për shqiptarët dhe Alternativa.

Konkluza–

Përvec në vitin 2014 në të gjitha zgjedhjet numri I votuesve qëkanë votuar për partitë opozitare(PDSH, RDK, DR-2011 dhe PDSH, ASH, BESA 2016) është me I madh se sa partija që ka krijuar qeverinë, por duke vershguar sistemin aktual zgjedhor dhe disperzimi I votës në disa parti që kanë mar numër tëkonsiderueshëm te votave dhe fenomenin e votave te djegura.

Konkluza= Pas përgjysmimit të BESES kjo parti me koaliconim me LSDM-në do ta kompenzojë vetëm numrin e votuesve shqiptarë të cilat votuan LSDM-në në zgjedhjet ete cilët  votuan LSDM-në për shkak të mosbashkimit opozitar dhe kreysisht nëpërmjet LSDM-së kërkuan që të dënohet edhe  BDI-në  që nëpraktikë nuk u realizua. Në këto zgjedhje tek blloku shqiptarë nuk do të ketë vota të djegura, parti që do të marin mbi 10.000 mijë vota por që nuk do të mund të marin deputet, kjo që e drejton garën midis dy blloqeve.

PSE BDI-ja do humb.

Të supozojmë se dalja e shqiptarëve ngelet konstante  përafërsisht 240.000 mijë vota, dhe nëse prej këtyre votave 20.000 mije shkojn për LSDM-në, si dhe PDSH arin 10.000 mijë vota, ngelet që 210.000 vota të ndahen midis BDI-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Në kombinatorikën më të mirë për BDI-në edhe sikurse krahasuar me zgjedhjet e 2016 BDI-ja të shtojë në konto edhe 10 % të votave( në zgjedhjet lokale kjo parti kishte 89.000 mijëvota) edhe sikur mos ti ikin “vota klientaliste që tani ky lloj I votuesve më sigurt e kanë LSDM-BESA) kjo part(BDI) nuk do të mer më shum se 90.000 mijë vota, këtë e ka maksimumin. Qëmatematikisht nëse dalja do të ishte sikurse zgjedhjet e kaluaraose përafërsisht, pjesa tjetër e votuesve 120.000 mijë vota do ngelin për koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa./Lajmpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…