Autoritetet në Ukrainë kanë bërë të ditur se kanë arritur të evakuojnë civilë nga qyteti i rrethuar nga forcat ruse Mariupol.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, e ka përshkruar situatën humanitare në terren si “katastrofike”.

Qytetarët kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike për ditë të tëra, dhe disa armëpushime të shpallura janë shkelur nga rusët.

E një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, kur evakuimi në Zaporizhia filloi dhe në një moment u bë i pamundur për shkak të granatimeve ruse në këtë rajon.

“Armiku ka kryer sulme pikërisht mbi korridoret humanitare”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, duke shtuar se trupat ruse “nuk lejuan fëmijët, gratë dhe të moshuarit të largohen nga qyteti”.

Mariupoli është ballafaquar me granatime të vazhdueshme që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ku ka pasur mungesë ushqimi, uji dhe energjie elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet Bidenit

Zëvendëskryeministri Ljupço Nikollovski është deklaruar në lidhje me vendimin e presidentit Joe…

Vulin: “Serbia do të marrë armët më të fundit nga Rusia”

Ushtria dhe policia e Serbisë, në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat ekzistuese,…

Gjatë ditës së djeshme 28 persona janë shoqëruar në polici për mosrespektim të orës policore

Gjatë ditës së djeshme (3 Prill 2020) 144 persona janë futur në…

OKB – Dhuna e forcave izraelite ndaj palestinezëve duhet të hetohet menjëherë

Kombet e Bashkuara (OKB) deklaruan se aktet e dhunës së policisë izraelite…

Ora policore, dënim për 4 persona nga Haraçina dhe një nga Saraji

Prokuroria Publike Shkup sot dorëzoi propozimin për lëshimin e urdhrit penal për…