Njohësi i çështjeve të sigurisë kombëtare, gjenerali Ramadan Qehaja, ka thënë se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimr është në përmasa shqetësuese.

Gjenerali Qehaja ka përmendur dy faktorë që kanë ndikjur në rritjen e ndikimit rus.

Ai ka theksuar se Rusia është duke i përdorur një spektër të gjerë të instrumenteve për të kontrolluar rajonin.

“Ndikimi rus së voni në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka marr përmasa shqetësuese. Ky ndikim nuk vjen vetëm si rrjedhojë e ‘’mësymjes’ së Rusisë nëpërmjet mjeteve diplomatike, ushtarake apo ekonomike, por edhe si rrjedhojë e një dobësimi të prezencës perëndimore në rajon përkatësisht fragmentimeve të brendshme brenda Bashkimit Evropian (BE) dhe humbjes së interesimit për anëtarësimin e rajonit në instrumenteve për të kontrolluar rajonin. Pavarësisht se si një fuqi rajonale jo-perëndimore ka në dispozicion shumë më pak instrumente se sa BE, SHBA, por edhe Kina, ajo në maksimum i shfrytëzon të gjitha mundësitë për të frenuar progresin e rajonit dhe potencialisht destabilizuar atë”, ka thënë eksperti i sigurisë.

Ai ka përmendur edhe një instrument tjetër që po e përdor Rusia për shtrirjen e ndikimit, si shitjen e armëve te Serbia. Sipas tij, armatosja e Serbiksë përbën një rrezikiminent për shtetet e rajonit.

“Instrumenti tjetër rus është ai ushtarak ku vazhdon shitjen e armëve tek shtetet të cilat i përzgjedh me përpikmëri. Një ndër to është padyshim Serbia, e cila vazhdon të ketë partneritet strategjik me Rusinë, nga e cila është duke blerë armatim ofanziv duke përfshirë aeroplanë dhe helikopterë ushtarakë, sistem të mbrojtjes kundër-ajror, sistem të mbrojtjes kundër-tankseve dhe mjeteve tjera të moto-mekanizuara si dhe armatim tjetër të rëndë. Armatosja e Serbisë nga ana e Rusisë, sado që bëhet me një kosto të lartë për këtë të parën, përbën një rrezikiminent për shtetet e rajonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sa kompensohen viktimat e krimit në Kosovë?

Mirëpo, viktimat e këtyre rasteve në Kosovë mund të marrin kompensim në…

Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga…

Ndërpritet seanca, tensione dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku ishte duke u debatuar për të…

Presidenti Biden: Dhuna nga armët një epidemi që duhet të ndalet

Presidenti Joe Biden dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland njoftuan të enjten…

BFI-ja e pushtetit dhe Stojanço Angellovit reagojnë kundër brohoritjeve “UÇK ,UÇK”

Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai, ka realizuar takim me drejtorin e Qendrës…