Ekziston një plan i rrezikshëm i Serbisë për Kosovën dhe më gjerë për të gjithë rajonin sipas nënkryetarit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Haliti thotë se përpjekja e Serbisë është që të mos arrihet të ketë shtete të qëndrueshme. “22 vjetori i çlirimit, Kosovën e ka gjetur në një lloj amullie. Kjo,  në njëfarë vjen dhe për shkak të mospërputhjeve e sherreve të kota mes partive politike dhe protagonistëve të caktuar për shkaqe të shumta.

Dyshoj se ka hyrë një sistem i cili është i përgatitur nga memorandumi i dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Kroacinë, Bosnjën, Maqedoninë; në përgjithësi për të gjitha ish republikat dhe krahinat që quheshin atëherë pjesë e Jugosllavisë”, është shprehur ai i cituar nga mediat në Kosovë.

Politikani se përpjekja e tyre është që as kosovarët, as kroatët, as boshnjakët të mos arrijnë të jenë shtete stabile, dhe se shërbimet sekrete serbe nuk do të ndalen kurrë.

“Ato janë të pranishme kudo, në të gjitha territoret dhe kanë një histori të gjatë veprimi, në veçanti shërbimi i ushtrisë që ka qenë KOS-i atëherë, është shumë i fuqishëm”, tha Haliti, i cili nuk beson sidoqoftë që të ketë ndonjë politikan i cili i shërben aktualisht  Serbisë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…