Banorët e kryeqytetit ukrainas Kiev u kërkuan që të strehohen ndërsa sirenat e sulmeve ajrore ranë në Kiev dhe disa rajone të tjera. Ushtria e Ukrainës bëri të ditur se 16 dronë Shahed të prodhuar nga Irani u lëshuan dhe të gjithë u shkatërruan. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se 7 prej tyre kishin për qëllim qytetin dhe se një ndërtesë administrative u shkatërrua.

Ndërkaq vetëm në 24 orët e fundit Rusia ka kryer 85 sulme raketore dhe 35 sulme ajrore. 20 vendbanime rreth qytetit Bakhmut në Ukrainën lindore, ku po zhvillohen disa nga luftimet më të ashpra, dhe më shumë se 25 vendbanime në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia u bombarduan. Valët e sulmeve ajrore ruse në muajt e fundit që synojnë infrastrukturën energjetike kanë lënë miliona njerëz pa energji dhe ngrohje në temperatura shpesh të ulëta.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të furnizojnë më shumë armë në Ukrainë.

I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në të gjitha interesat tona të sigurisë të sigurohemi që Ukraina të triumfojë dhe presidenti rus Vladimir Putin të mos fitojë. Ne e dimë se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e bisedimeve  ndoshta edhe kjo luftë  por ne e dimë se ajo që mund të arrijë Ukraina në këto negociata varet pazgjidhshmërisht nga situata ushtarake,” tha ai.

Britania ka deklaruar se i ka dhënë Ukrainës më shumë se 1000 detektorë metali dhe 100 komplete për të çaktivizuar bombat dhe për të ndihmuar në pastrimin e fushave të minuara. Kjo paketë e fundit e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar do të ndihmojë Ukrainën të pastrojë në mënyrë të sigurt tokën dhe ndërtesat ndërsa rimerr territorin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Britania aprovon ekstradimin e Julian Assange

Ekstradimi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange në SHBA është miratuar nga…

Kasami i përgjigjet Ahmetit: Shpresoj të ndryshoj pushteti qendror që mos ta mbrosh krimin

Bilall Kasami sot i është përgjigjur deklaratave të Ali Ahmetit i cili…

Kim paralajmëron krizë të vështirë në Korenë e Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u bëri thirrje qytetarëve…

Nata e sundimit, nderit, vlerës

“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund…

Ministrat e BE-së, më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë…