Alarme për vendosjen e mjeteve shpërthyese sot në mëngjes kanë arritur në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup.

Ekipe të MPB-së në Maqedoninë e Veriut tanimë janë në terren dhe kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla si dhe janë duke kryer kontrolle të detajuara të objekteve, shkruan Alsat.

“Sot (14.012.2022) diku rreth orës 08:30 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla dhe në rrjedh e sipër janë kontrollet e detajuara nga ekipi i anti-terrorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kërcënime me bomba përveç në shkolla, gjatë këtyre ditëve kishte edhe në qendrat tregtare dhe institucionet shtetërore. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tetovë, herët në mëngjes është gjetur një trup i pa jetë

Sot (26-prill) në ora 06:35 në SPB Tetovë është raportua se para…

Arsovska deklarohet pse nuk u vazhduan kontratat për 33 persona në HKSH: Nuk bëhet fjalë për përkatësi etnike por për persona që nuk janë paraqitur në punë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsova në një prononcim për media…

30 viktima të tjera nga Covid-19 dhe 577 raste të reja

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në vendin…

Von Cramon: Implementimi i planit evropian do t’i hapte Kosovës rrugën për në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është takuar sot…

Arrestohet 58 vjeçari në Gostivar për sulm fizik ndaj vëllait të tij

Dje (08-gusht) në ora 18:40 në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë…