Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishin pjesëmarrës në idenë për ndarjen e Kosovës, tha në emisionin “Now” ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi.

Përveçse i sheh Ramën dhe Vuçiqin të përfshirë në idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Bumçi tha se ishte pikërisht kancelarja Merkel e cila i shkëputi duke i mbajtur afër e duke iu dhënë kapital politik.

Kështu, sipas Aldo Bumçit, dy liderët ballkanik u fokusuan në një projekt të ri, Open Balkan.

“Këta ishin pjesëmarrës në ndarjen e Kosovës. Merkel u dha pushtet, kapital politik, i merrte në takime pafund. Dy drejtues morën kapital politik dhe punuan për një projekt tjetër”, u shpreh Aldo Bumçi.

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë prodhoi debate në sferën politike në Ballkan, por edhe në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Covid 19/ 18 raste të reja dhe 3 viktima

Nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18…

Sali Berisha nis mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herë, ish-kryeministri shqiptari Sali Berisha ka nisur…

Mijallkovit i hiqet paraburgimi për “PERANDORINË”

Gjykata Supreme e shfuqizoi arrestin shtëpiak për Mijalkovin për rastin “Perandoria” të…

MPB lëshon mbi 58 mijë stikersa për targat e automjeteve nga Serbia

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka lëshuar 58 mijë e…

Micevski: Si t’i bindim qytetarët, kur LSDM dhe BDI po shkelin masat

Koordinatori i grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në konferencën e sotme…