Një sasi e madhe e kokainës është kapur sot në Portin e Tivarit në Malin e Zi.

Aksioni ishte zhvilluar nga policia malazeze në bashkëpunim me atë shqiptare.

Raportohet se gjatë aksionit janë arrestuar edhe disa persona në territorin e Shqipërisë, afër Tiranës.

Kokaina ishte e fshehur në thasë dhe u zbulua nga policia malazeze gjatë muajt korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi pikërisht sot.

Sasia e kapur në Tivar kishte destinacion Shqipërinë.

Gjithashtu bëhet me dije se policia po kontrollon një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shtatë persona nga Kumanova dhe Likova pozitiv në koronavirus

Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë ka regjistruar shtatë persona pozitiv në…

Lladrovci letër PDK-së: Tkurrja e saj arriti pikën alarmante-dështimin na e paralajmëroi votimi i vitit 2019

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se tkurrja e…

Amerikania e vrarë me thikë në Rusi ishte ish-marinse, një i dyshuar i arrestuar

Qytetarja amerikane Catherine Serou 34-vjeçe, e cila kishte shërbyer më parë në…

Reuters: SHBA-ja, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me…

Bilçik: Presim nga Serbia vija të qarta të kuqe ndaj Rusisë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka deklaruar sot se…