Prokuroria Speciale e Kosovës ka informuar sot se janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘’Krim i organizuar’ dhe ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Prokuroria ka bërë të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione, si dhe janë intervistuar edhe 15 persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve, të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për arrestimin e dhjetë (10) personave të dyshuar dhe kontrollin e disa lokacioneve, për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘’Krim i organizuar’ dhe ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Prokuroria Speciale njofton se pas hetimeve disa mujore operacioni është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore. Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione si dhe janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Sipas prokurorisë, gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

Para të gatshme – 4,423.00 euro

Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë

Telefona mobilë – 25 copë

Llap top – 2 copë

DVR – 2 copë si dhe

Materiale/dokumente relevante për rastin.

“Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale dhjetë (10) personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Spiunët, oligarkët dhe sulmet kibernetike: Pse Mali i Zi është kaq i rëndësishëm për Rusinë

Policia malazeze ka zhvilluar një aksion të madh në territorin e Podgoricës,…

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt dhe Mustafës

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit…

Bilall Kasami përjashton Kastriot Rexhepin nga Lëvizja BESA

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka njoftuar se ke larguar nga…

Dosja e rastit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt i kalon trupit gjykues

Dosja e rastit të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni…

Diskutimi për Asociacionin në Ambasadën e ShBA-së, Kurti: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskutohet…