Dje rreth orës 17.00, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Tetovë në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, në të cilin kanë marrë pjesë tri automjete: vetura “Audi” me targa kroate të drejtuara nga 48-vjeçari F.A. nga Piroku i Tetovës, një veturë “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 20-vjeçari B.A. nga Senokosi i Gostivarit dhe vetura “Opel”, po ashtu me targa të gostivarit, e drejtuar nga 55-vjeçari M.A. nga Bogovina e Tetovës informon Tetovasot. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i “Opelit” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar shoferi dhe pasagjeri i dytë i të njëjtit automjet, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Flekenshtajn: BE-ja duhet të mendojë se si t’i ndryshojë rregullat e vendosjes me konsensus

Këshilli i BE-së duhet të gjejë mënyrë që të mbahet konferenca ndërqeveritare…

Qeveria i përcjellë Kuvendit propozim kornizën negociuese të RMV-së me BE-në

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të…

Aksion i policisë në Obiliq e Prizren, arrestohen shtatë persona për mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK),…

Maqedoni, nëna e ka shitur vajzën 14 vjeçare për prostitucion, për të larë borxhet ndaj kamataxhive

Një rast i tmershem është denoncuar ne policinë e Maqedonisë në Shtip.…

Aleatja e Navalnit/ Rusi, arrestohet nga policia

Një aleate e liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalni, është arrestuar në…