Një shofer ka ndërruar jetë pas një aksidenti në pikën pagesën në Kumanovë. Bëhet fjalë për një veturë VW Golf 5, ngjyrë e kaltër, me targa të Shkupit. Aksidenti ka ndodhur sot, në trasenë nga Shkupi drejt Kumanovës.

Vetura është përplasur në pjesën e betonit, pas çka ka shpërthyer edhe zjarr, ndërkaq për nxjerrjen e viktimës nga vetura kanë asistuar edhe zjarrëfikësit e Kumanovës.

“Me datë 09.03.2023 rreth orës 03:27 minuta në SPB- Kumanovë është raportuar se në pikën e pagesës “Rramanli” në magjistralen Shkup – Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit ka goditur në shtyllë të pikës pagesore, duke shkaktuar zjarr në automjet. Në të njëjtën kohë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Zjarri është shuar nga ekuipazhi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikës në Kumanovë dhe nga punonjësit e pikës së pagesës. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa ekipi i SPB-Kumanovë ka realizuar kontroll të vendit”, njofton MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një serbit në Vushtrri i sekuestrohen kallashë dhe municion

Hetuesit policorë kanë kontrolluar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin…

Ngjarja në Elbasan, ambasadorja Kim: Grupet e mbrojtjes së votës, të papranueshme

Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan u bënë…

Dëmet e deritanishme që Ukraina i ka shkaktuar Rusisë

Ukraina pretendon se ka vrarë 5,840 trupa ruse. Forcat e armatosura të…

Petkoviq thotë se edhe sot iu ndalua hyrja në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar…

Vdes ish-kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Është ndarë sot nga jeta ish- kryetari i Federatës Pan Shqiptare të…