Midis nesh

Themelimi i Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut është një çështje shumë e nevojshme, ndonëse edhe e vonuar. Droja se edhe kjo nismë do të përfundojë si gjithë nismat tjera shqiptare është reale, sepse shumë shoqata e organizime tjera të shqiptarëve kanë ngelur ose në letër, ose vetëm si kujtim të atyre që dikur ishin pjesë e shumë shoqatave që u formuan në mënyrë stihie.

Gjeneratave më të vjetra gjithsesi u kujtohen Unioni i Inteligjencës së Shqiptarëve, pastaj Lidhja e Punëtorëve të Arsimit Shqiptar, Lidhja e Arsimtarëve të Gjuhës e Letërsisë Shqipe, Forumi për të Drejtat e Njeriut, Shoqata e Gruas Shqiptare etj. Sot prej këtyre shoqatave nuk ka mbetur asgjë, fatkeqësisht.

Prandaj, nisma e re e Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art për t’u ngritur në një nivel më të lartë dhe përfundimtar, kërkon qasje reale, të sinqertë, kërkon analizë të thellë, por edhe vlerësim të sinqertë të kapaciteteve të atyre që janë të bindur se i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e kësaj Akademia.

Natyrisht, në këtë organizëm që konsiderohet si truri i një populli, nuk duhet të jenë personalitetet me hipotekë nga e kaluara, personalitete me vlera të dyshimta, me tituj të dyshimtë, sepse në këto vite të demokracisë me nuanca të anarkisë, titujt shkencorë u bënë e keqja më e madhe e shoqërisë shqiptare. Por, mbi të gjitha, duhet vënë dorën në zemër dhe ta shtrojmë pyetjen: po cili është niveli i shkencës dhe artit dhe çfarë zhvillimi kemi pasur në këtë drejtim?

Realisht, të paktë janë personalitetet (mund të numërohen vetëm me gishtat e njërës dorë) që i plotësojnë kushtet, qoftë edhe minimale, për të qenë akademik me plot kuptimin e fjalës, kurse të vetë-bindur e të vetë-pëlqyer kemi jo për një “akademi”, por për më shumë. Nuk duhet lejuar që në këtë çështje t’i fusë gishtat politika, sepse po ndodhi kjo, atëherë një gjë është e garantuar: dështimi.

Akademia është një institucion që duhet të gëzojë respekt dhe veprim të pavarur, është institucion i lartë shkencor ose shoqatë dijetarësh e njerëzish të kulturës, që merren me organizimin e drejtimin e punës shkencore dhe me kërkime e me studime për zhvillimin e shkencave e të arteve. Kjo nënkupton se në të, pra në Akademi, duhet të veprojnë individë me përgatitje superiore, individë me përvojë të jashtëzakonshme që kanë lënë gjurmë të thella në shkencë e në kulturë, konkretisht në shkencën dhe kulturën shqiptare. Nëse kemi individë të tillë, atëherë hapat drejt qëllim përfundimtar do të jenë të sigurt, në të kundërtën do të jetë vetëm një aventurë që mund të përfundojë ngjashëm si ato me shoqatat e sipërpërmendura.

Pra, duhet vlerësuar momenti, rrethanat dhe kapacitete aktuale në lëmin e shkencës dhe artit…

/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Komercializimi i librit dhe i tregut letrar

Midis nesh Që kur libri nisi të shikohet si prodhim, në pah…

Ibrahim Kadriu: KRITIKA E MIRËFILLTË DUHET TA NDAJË SHAPIN PREJ SHEQERIT

Për HEJZA-n flet IBRAHIM KADRIU, prozator Ibrahim Kadriu është një nga shkrimtarët…

Margariti: Logoja e TKOB, vogëlsi/ Artistët paralajmërojnë protesta

Ju falenderoj për vëmendjen që keni dhe për problematika kaq të vogla.…

Alfabeti është “fryma e shenjë” e çdo gjuhe

Në fokus Ditët e Alfabetit Shqip që, mbi të gjitha, përkujtojnë ditët…

Institucioni nacional i skandaleve

Midis nesh Në Bibliotekën Popullore dhe Universitare “Shën Naumi i Ohrit” në…