Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj.

“Kemi filluar procedurat për verifikimin e pasurisë sipas informatave që janë pranuar nga mediat”, ka thënë Buleshkaj.

Gjatë javës që shkoi, emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përmendur në mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar. Lidhur me këtë rast kanë reaguar partitë politike në vend, kurse Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e Jashtme nuk kanë komentuar rastin derisa të mos marrin sqarimet nga vetë ambasadori Berishaj.

Mediumi slloven “Planet TV” të enjten ka raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Mirëpo, ambasadori Berishaj i ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi, te politikani slloven./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore në Turqi rritet në gjashtë

Autoritetet turke kanë gjetur trupat e dy personave të tjerë gjatë operacioneve…

Grupi i Kumanovës duan ekstradimin në Kosovë, por jo pa Kleinin

Shqiptarët të cilët po e vuajnë dënimin e dhënë nga institucionet maqedonase,…

Zbutja e masave shkaktoi rritje të rasteve me Covid-19 në Gjermani

Infektimet nga koronavirusi po rriten në gjermani, tregojnë të dhënat zyrtare, vetëm…

Përfundoi marrja në pyetje e Agapi Dika për “Zhvatjen”

Ka përfunduar marrja në pyetje e kryetares së Kuvendit të Lidhjes Ndërkombëtare,…